Telegrafi

Gjendet e vdekur ish-princesha e Katarit

Një ish-princeshë e Katarit me sa duket është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në resortin spanjoll Marbella.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, trupi i Kasia Gallanio, 45-vjeçare, u zbulua nga policia brenda në pronë të dielën.

Gallanio ishte gruaja e tretë e Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani, 73 vjeç, xhaxhai i Emirit të Katarit.

Ata u martuan në vitin 2004 dhe patën tre vajza, por luftuan për një betejë për kujdestarinë për 10 vjet pas akuzave se ai kishte sulmuar seksualisht fëmijën e tij të madh.

Ai gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Të tre fëmijët jetojnë me babanë e tyre në Paris, pasi Gallanio-s iu mohua kujdestaria.

E lindur në Los Angjeles dhe me origjinë polake, ajo po qëndronte në një nga shtëpitë e çiftit në Marbella, derisa po përballej me depresionin dhe problemet me alkoolin.

Edhe pse ende nuk është bërë një ekzaminim pas vdekjes, hetimet fillestare tregojnë se ajo vdiq nga një mbidozë droge.

Trupi i saj nuk tregoi asnjë shenjë dhune fizike, raportoi Le Parisien.

Ish-bashkëshorti i saj ka jetuar në Francë që nga viti 1992, kur u detyrua të largohej për shkak të një grusht shteti të dyshuar kundër liderit të Katarit. /Telegrafi/