Site icon Telegrafi

Gjenden armë dhe eksploziv në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Shinzo Abes

Një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit të armatosur ka zbuluar ato që policia beson se janë eksplozivë, kanë raportuar mediat lokale.

Zyrtarët e sigurisë në vendin e ngjarjes ku u qëllua Shinzo Abe, arrestuan një person të armatosur, i cili tani është në dhomat e paraburgimit.

Lexo po ashtu Momenti i plagosjes të ish-kryeministrit japonez, Abe

I dyshuari është identifikuar si banor i qytetit Naras, 41-vjeçari Tetsuya Yamagami, raporton bbc.

Policia zbuloi disa pajisje të mundshme shpërthyese gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij.

Transmetuesi kombëtar japonez, NHK raportoi se teknikët e asgjësimit të bombave po përgatiten të kryejnë një shpërthim të kontrolluar në ambiente.

Zyrtarët ende nuk kanë komentuar mbi motivet e të dyshuarit, por mediat lokale raportuan se Yamagami i tha policisë se ishte “i pakënaqur me ish-kryeministrin Abe dhe kishte për qëllim ta vriste atë”.

Lexo po ashtu I dyshuari për plagosjen e Shinzo Abes, Yamagami: Kam dashur ta vras pasi isha i pakënaqur me të

Ai raportohet të jetë një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë – ekuivalenti me një marinsë.

Ndryshe, ish-kryeministri japonez nuk mundi t’i përballonte plagët e marra dhe ndërroi jetë në moshën 67-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version