Telegrafi

Gjenden 18 qese të plastikës me gjymtyrë të njerëzve, lufta e narko-kartelit meksikan nuk ka të ndalur – skena horrori në qytetin Guadalahara

Gjykata në shtetin meksikan Jalisko, ka njoftuar se policia ka gjetur 18 qese të plastikës të mbushura me pjesë të prera të trupave të njeriut në periferi të qytetit Guadalahara.

Policia mbrëmë ka gjetur gjymtyrë të trupave të njerëzve në afërsi të një autostrade, e shumica prej tyre ishin futur në qese të plastikës, transmeton Telegrafi.

Këto gjymtyrë të njerëzve janë dërguar në laborator për ekzaminim, për të përcaktuar se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me ta.

Në nëntor të vitit të kaluar, autoritetet e sigurisë kanë gjetur 113 trupa nga një “varrezë e fshehtë” në qytetin El Salto, jo larg Gualdaharas. Gjithashtu në po të njëjtin vit janë gjetur në total 189 kufoma.

Në këtë shtet meksikan është edhe selia e kartelit Nueva Generacion Jalisko, një prej bandave më të fuqishme dhe të dhunshme në Meksikë.

E në varrezat e fshehta janë gjetur shumë kufoma sesa në çfarëdo qyteti meksikan. Ky kartel prej vitesh lufton kundër një fraksioni në Guadalahara.

E më shumë se 80 mijë njerëz cilësohen si të zhdukur që nga fillimi i luftës kundër drogës në Meksikë. /Telegrafi/