Rezultatet e botuara në revistën “The Lancet” sugjerojnë se parqet e sipërfaqet me gjelbërim ndikojnë në zvogëlimin e stresit te personat të cilët jetojnë në afërsi të tyre, dhe njëkohësisht rritin mundësitë që njerëzit të merren me aktivitet fizik.
Shkencëtarët nga Universiteti i Glasgout kanë njoftuar se sa më të mëdha të jenë sipërfaqet e gjelbëruara aq më i vogël është rreziku për sëmundjet e zemrës dhe ato të enëve të gjakut.