Site icon Telegrafi

“Gjëja më e afërt me Zidanen që kam parë” – Scholes zbuloi përshtypjet për talentin e madh të Man Utd

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, një nga lojtarët më të mirë në historinë e këtij klubi ka kërkuar nga mediat të ndalonin krahasimin e adoleshentit të klubit anglez, Kobbie Mainoo me të.

Ai pretendon se mesfushori i ri nga Old Trafford është një lojtar shumë më i mirë se sa ishte në moshën e tij.

“Kam lexuar disa krahasime mes tij dhe meje javën e kaluar. Mos e humbni kohën tuaj, ai është dhjetë herë më i mirë se unë kur isha 19 vjeç. Më pëlqen mënyra se si e merr topin, qetësinë e tij, vetëdijen e tij për atë që po ndodh rreth tij. Në fushë sigurisht shënoi gola në ndeshjet e mëdha dhe ai është i yni”, dekloi Scholes para disa muajsh.

Tani Scholes foli përsëri për Mainoo, këtë herë në një intervistë për The Guardian, dhe më tej e lavdëroi atë dhe paralajmëroi një karrierë të shkëlqyer për të.

“Mainoo është gjëja më e afërt me Zidane që kam parë kur bëhet fjalë për marrjen e topit, marrjen e topit dhe driblimin e lojtarëve në mes të fushës”.

Lexo po ashtu Ferguson zgjedh dy yjet që Man Utd duhet të mbajë me çdo kusht këtë verë

“Mësova për Mainoo duke dëgjuar se ka një fëmijë në stërvitje që i bën probleme Casemiros, shpesh rezulton të jetë më i mirë se ai. Më kujtohet qetësia që pashë kur e pashë për herë të parë. Besimi që ai ka në top, unë nuk mund të besoja që një lojtar kaq i ri mund ta ketë këtë”, deklaroi Scholes.

Mainoo luajti 24 ndeshje në kampionat për Man United sezonin e kaluar. Ai shënoi tre gola dhe shtoi një asistim.

Scholes e kaloi të gjithë karrierën e tij te Man United, për të cilin luajti 716 ndeshje.  Ai ka shënuar 155 gola dhe ka shpërndarë 81 asistime. Ai fitoi 25 trofe me Man United, duke përfshirë 11 tituj në Ligën Premier. Ai fitoi dy herë Ligën e Kampionëve dhe dy herë humbi finalen e atij kompeticioni. /Telegrafi/ 

Exit mobile version