Telegrafi

‘Gjej një të dashur të ri’: A është kjo zgjidhja për të shpëtuar nga zemra e thyer pas ndarjes?

Hiqni nga dora çokollatat, fikni Netflix-in, harroni këngët zemërthyese apo ndonjë ritual tjetër, pasi tani ka prova shkencore, që tregojnë se mënyra më e mirë për të kaluar një ndarje, është të gjesh një të dashur të ri

Nuk ishe gati për këtë apo jo?

Epo sipas shkencës, vendimet “e shpejta pas ndarjes” rezultojnë më të suksesshme se ata që i japin vetes pafund kohë për të kaluar ndarjen, shkruan Elle.

Pra, njerëzit që rrinë vetëm për pak kohë pas ndarjes, e marrin veten më shpejt se ata, të cilëve ju duhet shumë kohë për të rifilluar takimet.

Studiuesit vëzhguan një grup prej 313 personash ‘single’ dhe në marrëdhënie, për të zbuluar se si një marrëdhënie e re ndikonte te personat e ndarë.

Ata zbuluan se njerëzit me një partner të ri, i kishin mbyllur historitë me ish-in dhe ishin më të shëndetshëm psikologjikisht.

Sigurisht që është e vërtet që fillimisht duhet të shëroheni dhe të mos rendni tek i pari që ju del para, por as mos t’ju shkojë ndërmend t’i mohoni vetes zbulimin e kimisë së radhës.

Duket se ky është ilaçi më i mirë! – citon Anabel.

Morali: Të gjithëve iu nevojitet një periudhë qetësie post-ndarjeje, por shikoni ca seri nga seriali i preferuar, pini një apo dy shishe verë dhe dilni në takim. E keni me urdhër nga mjekët!

/Telegrafi/