Telegrafi

Gjatë stërvitjes kadeti meksikan hidhet me parashutë nga helikopteri, nuk i hapet dhe bie për vdekje – pamje nga momenti rrëqethës

Një kadet i forcave ajrore është rrëzuar për vdekje, derisa ishte hedhur më parashutë dhe parashuta nuk i ishte hapur.

Kadeti u hodh nga helikopteri gjatë stërvitjeve, por me gjasa parashuta nuk iu hap dhe ra me shpejtësi në tokë, transmeton Telegrafi.

Pamjet amatore shfaqin momentin kur shtatë kadetë hidhen me sukses dhe u hapen parashutat, por i fundit kishte vështirësi dhe si pasojë u përplas me tërë forcën në tokë.

Kjo përplasje rezultoi të jetë fatale për të siç edhe e dokumenton videoja amatore e publikuar më poshtë.

Pavarësisht se mjekët vrapuan për t’i ofruar ndihmën e parë, ata nuk arritën ta shpëtojnë.

Bëhet fjalë për kadetin Emmanuel Velazquez, i cili u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes gjatë stërvitjes.

Incidenti ka ndodhur në qendrën stërvitjes Champoton në shtetin Campeche të Meksikës. /Telegrafi/