Site icon Telegrafi

Gjatë muajit shtator Policia në Ferizaj shqiptoi 6 mijë e 568 gjoba në komunikacion

Foto: Arkiv

Muaji shtator ka qenë mjaftë i ngarkuar për policinë e trafikut rrugor në Rajonin e Ferizajt. Zyrtarët e këtij institucioni gjatë 30 ditëve të muajit shtator kanë shqiptuar gjithsejtë 568 gjoba për kundërvajtje dhe kanë hequr edhe 61 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Sipas Policisë së Kosovës në krahasim me muajin shtator të vitit 2023 kanë qenë të shqiptuara 6 mijë e 95 gjoba për kundërvajtje, apo një rritje për 7.80 % më shumë në këtë vit.

Ndërkohë, nëpërmjet një komunikate ky Policia e Ferizajt ka njoftuar se kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacion gjatë muajit shtator/2024 kishin të bëjnë më së shumti në tejkalim të shpejtësisë me 2455 gjoba, pastaj parking i parregullt 856 gjoba, mos respektimi i shenjave të komunikacionit 758 gjoba, skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit 134 gjoba, mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve 129 gjoba, drejtimi i automjetit pa patentë shofer 100 gjoba, mos përdorimi i rripit të sigurisë 95 gjoba, tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar 34 gjoba, drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit 5 gjoba dhe 2002 gjoba të tjera.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Exit mobile version