Site icon Telegrafi

Gjatë jetës puthemi dy javë

Ekspertët theksojnë që gjatë këmbimit të puthjeve lirohen endorfina dhe dopamina, të cilat ndikojnë më fuqishëm se morfina.

Me puthjen franceze iniciojmë madje 146 muskuj. Nëse jeni të gatshëm, puthuni, sepse disa sekonda më vonë do të jeni – euforikë.

Puthjen, veç tjerash, mund ta përshkruajmë si zgjim të afshit. Në trup ndikojnë magjishëm, ëmbël ndërkaq në doza të vogla edhe shërueshëm, transmeton Telegrafi.

Tregimi për puthjen nuk përfundon këtu…

* Me puthjen franceze iniciojmë madje 146 muskuj, ndër të cilët 34 gjenden në fytyrë, gjë që në afat të gjatë do të pengojë shfaqjen e rrudhave.

*Nëse puthemi 15 minuta, do të djegin mesatarisht 20 kalori.

*Puthjet e zjarrta janë terren i përshtatshëm për këmbim të së paku 278 baktereve.

*Dy të tretat e njerëzve kthejnë kokën djathtas kur puthen.

*Derisa 37për qind e meshkujve mban sytë të mbyllur gjatë puthjeve, këtë gjë e bëjnë madje 97 për qind e femrave.

*Për puthje në errësirë nuk ekziston kurrfarë kërcënimi, sepse në trurin tonë gjendet lloji i veçantë i neuronit i cili na ndihmon të regjistrojmë buzët e dikujt edhe në errësirë.

*Disa njerëz kanë frikë nga puthja, e cila quhet filematofobi.

*Gjatë puthjeve mesatarisht “shpenzojmë” dy javë të jetës, sepse mesatarisht puthemi 25.000 herë, nga puthja në faqe deri te ato të zjarrta.

* Hulumtimet tregojnë që meshkujt të cilët partneren e vet e puthin para shkuarjes në punë janë shumë më produktivë sesa ata të cilët nuk veprojnë ashtu.

* Në disa shtete të Amerikës edhe sot vlejnë ligjet të cilat rregullojnë puthjen, prandaj në Hartford femrave u është e ndaluar që bashkëshortët t’i puthin të dielave. /Telegrafi/

Exit mobile version