Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka ndërmarr disa aktivitete për parandalimin e aksidenteve në komunikacion. Në kuadër të këtyre aktiviteteve ka shqiptuar 808 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor.
Sipas Policisë në Ferizaj gjatë javës së kaluar janë raportuar për 66 aksidente në komunikacion.
“Aksidente fatale 1, persona të vdekur 1, aksidente me lëndime 21, persona të lënduar 34, aksidente me dëme materiale 44. Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes, të respektojnë shenjat dhe rregullat në komunikacion. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë”, thuhet në njoftim të Policisë në Ferizaj. /Telegrafi/