Site icon Telegrafi

Policia në Ferizaj raporton për dy raste të dhunës në familje brenda një jave

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë viteve të fundit ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve dhe të dhunës në familje. Policia ka vënë në funksion platformat digjitale me qëllim që qytetarët të lajmërojnë policinë për secilin rast të cenimit të të drejtave të njeriut, për rastet e dhunës në familje, incidente të ndryshme e të tjera.

Fushatat e tilla të Policisë ka bërë që rastet e dhunës të shënojnë një rënie. Gjatë periudhës 03- 09.02.2025 janë raportuar vetëm dy raste të dhunës në familje të cilat janë proceduar si vepra penale.

“Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 2 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në qytetin e Hanit të Elezit”, thuhet midis të tjerash në raportin javor të Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Policia e Kosovës në Ferizaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për raste të veprave të ndryshme përmes platformës elektronike “Lajmëro Policinë”dhe në numrat kujdestar 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Ky institucion zotohet se të dhënat e qytetarëve për bashkëpunim do të vazhdojnë të mbeten në koefidencialitet të plotë./Telegrafi/

Exit mobile version