Site icon Telegrafi

Gjatë javës së kaluar në regjionin e Ferizajt janë raportuar për 11 raste të vjedhjeve

Foto: Ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe trajtimin e incidenteve. Megjithatë, rastet e vjedhjeve po vazhdojnë herë pas here. Sipas raporteve të Policisë në Ferizaj, gjatë periudhës 03- 09.02.2025 janë raportuar gjithsejtë 11 raste të vjedhjeve, prej tyre 7 raste në Ferizaj, 2 në Shtime, një në Kaçanik dhe një rast në Shtërpcë.

Policia e Kosovës në Ferizaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për raste të veprave të ndryshme përmes platformës elektronike “Lajmëro Policinë”dhe në numrat kujdestar 192, 0290/326-250, 0290/322-406. Ky institucion zotohet se të dhënat e qytetarëve për bashkëpunim do të vazhdojnë të mbeten në koefidencialitet të plotë./Telegrafi/

Exit mobile version