Site icon Telegrafi

Gjatë javës së ardhshme nisin dëgjimet buxhetore në Komunën e Gjakovës

Komuna e Gjakovës, më saktësisht Drejtoria për Buxhet dhe Financa e kësaj komune, ka njoftuar që duke filluar nga java e ardhshme do të fillojë procesin e dëgjimeve buxhetore për buxhetin komunal të vitit 2025.

Këto takime zhvillohen në regjione të ndryshme të komunës së Gjakovës, duke filluar nga data 19 gusht 2024, ku takimi i parë zhvillohet në objektin e shkollës fillore në fshatin Molliq me fillim nga ora 17:00, për të vazhduar më pas me fillim nga ora 18:30 në fshatin Ponoshec.

Ndërsa me datë 20 gusht 2024, me fillim nga ora 17:00 shkolla fillore në fshatin Dol, do të jetë pikëtakimi i radhës ku do të mbahet takimi për dëgjimin buxhetor, kurse në po të njejtën datë me fillim nga ora 18:30 dëgjimi buxhetor do të zhvillohet edhe në fshatin Rogovë.

Me datë 21 gusht është vendosur që takimet me banorët për procesin e dëgjimeve buxhetore të zhvillohen në fsahatin Skivjan në ora 17:00, dhe në fshatin Novosellë e Ulët në ora 18:30.

Takimi me banorë për të vazhduar me procesin e dëgjimeve buxhetore me datë 22 gusht do të mbahet në fshatin Bec dhe në fshatin Cërmjan, duke filluar nga ora 17:00, dhe ora 18:30.

Ndërsa me datë 23 gusht 2024, duke filluar nga ora 11:00 në Sallën Solemne të Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë do të mbahet takimi i fundit me banorë, që do ta mbyll procesin e dëgjimeve buxhetore për këtë vit.

Komuna e Gjakovës u bën thirrje të gjithë banorëve që të marrin pjesë në këto dëgjime buxhetore, në mënyrë që të kontribuojnë në planifikimin e buxhetit komunal të Komunës së Gjakovës për vitin 2025./Telegrafi/

Exit mobile version