Telegrafi

Gjatë gjithë ndeshjes u tallën me Lampardin, por në fund ai ua kthej “borxhin” tifozëve të Leedsit

Futbollistët e Derby Countyt kanë siguruar një vend në finalen e Championship, ku do të mundohen që të triumfojnë dhe në vitin e ardhshëm të luajnë në Ligën Premier.

Para takimit me Leeds Unitedin, tifozët e kësaj të fundit janë tallur vazhdimisht me trajnerin e Derbyt, Frank Lampard.

E gjithë kjo pasi ish-lojtari i Chelseat ishte ankuar për spiunimin nga ana e trajnerit të ekipit kundërshtar, Marcelo Bielsa gjersa tifozët Unitedin i kënduan hitin e grupit, Oasis, “Stop Crying Your Hart Out”.

Por, një fjalë e vjetër thotë se, “Më mirë qesh ai që qesh i fundit”, dhe kjo u ndodhi tifozëve të Leedsit.

Skuadra e trajnerit në fund triumfoi me rezultat të përgjithshëm 4-3, ani pse në takimin e parë kishin pësuar 1-0.

Lexo po ashtu Dikur fituan gjithçka me Chelsean, por të hënën do të jenë kundërshtar të njëri-tjetrit

E radha ishte e 40-vjeçarit që të tallej me tifozët e ekipit kundërshtar dhe disa nga pamjet prej momenteve emocionuese janë publikuar në rrjetet sociale.

Ndryshe, Derby inkuadrimin do ta kërkojë përmes ballafaqimit me Aston Villën, ku trajner është John Terry, ish-bashkëlojtar i Lampardit. /Telegrafi/