Telegrafi

Gjatë gjithë kësaj kohe keni hapur gabimisht qesen e Haribos, kjo është mënyra se si duhet ta bëni

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë mbetur të tronditur kur zbuluan se gjatë gjithë kësaj kohe i kishin hapur gabim qeset e Haribos.

Shumë prej nesh mund të kemi blerë shpesh Haribo, por nuk kemi analizuar me detaje ambalazhin.

Tani një video që po përhapet me të madhe në rrjetet sociale, tregon se e kemi hapur gabimisht paketimin e këtyre.

@anna.antonjeDont tell me you KNEW that ???!!!

♬ A Little Less Conversation – Brasil Fiesta

Në dukje të parë, kjo metodë për hapjen e qeses së Haribos duket shumë më e thjeshtë, ndryshe si jemi mësuar ta hapim gjatë gjithë kësaj kohe.

Shpesh kemi hasur në vështirësi për ta hapur, kështu duhet të pritnim me gërshërë.

Megjithatë, tani me trukun viral në TikTok do të mësoheni se si ta hapni më lehtë paketimin e ëmbëlsirave tona të preferuara. /Telegrafi/