Site icon Telegrafi

Gjatë 2024-s, në Ferizaj ngiten 231 aktakuza për veprën penale “Dhuna në familje”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024, ka pranuar gjithsejtë 275 kallëzime penale kundër 275 personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje. Ndërkohë ky institucion ka ngritur gjithsejtë 231 akte akuzuese për veprat penale të dhunës në familje.  Prej tyre 214 viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe 61 të gjinisë mashkullore.

“Po ashtu, gjatë vitit 2024, janë parashtruar pesëdhjetë e gjashtë (56) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente. Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë t’i trajtoj me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj. /Telegrafi/

Exit mobile version