Site icon Telegrafi

Gjashtë truqe që të kurseni një orë në ditë

Puna dhe obligimet e ndryshme nuk ju lënë shumë kohë për t’ia kushtuar vetes, miqve, familjes… Mirëpo këto gjashtë truqe do t’ju kursejnë së paku një orë në ditë.

Sorollatje të panevojshme

Kontrollim i vazhdueshëm i Facebook-ut, Instagramit dhe Snapchatit bëjnë pjesë në sorollatje të panevojshme. Më mirë është që ta lini telefonin anash dhe të bëni diçka të dobishme.

Mendoni më herët

Shkrimi i planit ditor mund t’ju kursejë shumë kohë, transmeton Telegrafi.

Së pari, gjërat e vështira

Gjërat më të mundimshme dhe më të vështira, të cilat thjesht duhet patjetër t’i zgjidhni më së miri është t’i bëni në fillim të ditës. Kështu nuk do të jeni të detyruar që të stresoheni duke menduar tërë ditën për atë që ju pret – dhe ofroni vetes pak kohë të qetë.

Shkyçeni telefonin

Shkrimi me telefon ju merr mjaft kohë. Shkyçeni telefonin herë pas here apo së paku ndaljani zilen.

Përgatitja e mirë

Çdokush që mëngjesin e kalon duke zgjedhur rrobat humb kafenë relaksuese apo kafjallin e mirë. Më së miri në mbrëmje përgatitni gjërat për mëngjes.

Rregull, rregull dhe vetëm rregull

Të gjitha gjërat e rëndësishme mbani “nën kontroll” – do të kurseni shumë kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version