Zjarrfikësit kanë nxjerrë gjashtë trupa të pajetë nga një qendër tregtare në Kinën jugperëndimore pasi shuan flakët.
Por, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aty, mbetën edhe disa njerëz, ende të bllokuar.
A huge fire has broken out at broke out at Jiuding Department Store in Zigong, Sichuan, China…pic.twitter.com/a1xO8WFPOy
— Volcaholic 🌋 (@volcaholic1) July 17, 2024
Siç bëhet e ditur më tej, rreth 30 të tjerë janë shpëtuar nga kompleksi tregtar në qytetin Zigong në provincën Sichuan.
“Gjashtë persona janë vrarë”, tha transmetuesi shtetëror CCTV, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.
Ndërkohë, pamjet e transmetuara dhe të shpërndara në mediat sociale treguan tym të zi të dendur që ngrihej nga ndërtesa.
Zigong, rreth 1900 kilometra larg kryeqytetit Pekin, është shtëpia e afro 2.5 milionë njerëzve. /Telegrafi/