Pos që është antioksidant jashtëzakonisht i fortë dhe është i pasur me vitaminat C dhe E, të cilat mbrojnë organizmin, çaji i zi është aleat fenomenal në shumë rutina bukurie
Efektet e çajit të zi në shëndet kanë qenë të njohura kaherë. Kjo pije vepron në organizëm në mënyrë simuluese, zvogëlon përgjumjen dhe lodhjen.
Është burim i rëndësishëm i vitaminave C dhe E dhe është treguar edhe veprimi i tij antimutagjen, antibakterial dhe antiinflamator.
Çaji i zi mund të përdoret në shumë tretmanë bukurie, transmeton Telegrafi.
Kura e lëkurës dhe ten i errët
Çaji i zi është antioksidant natyral dhe i shkëlqyeshëm në luftën kundër radikaleve të lira, të cilat shkaktojnë plakje të hershme. Prandaj, mos hezitoni, herë pas here këtë pije përdoreni për larje të fytyrës, ndërsa, pos që lëkura do të jetë më e tendosur, në mënyrë natyrale teni juaj do të errësohet.
Eliminoni gropat e syve
Kompresat nga çaji i zi do të eliminojnë ënjtjet në sy dhe gropa të syve. Vendosni qeset e çajit në sy dhe lini të veprojnë 10 deri 20 minuta.
Recetë për buzë të bukura
Çaji i zi u ndihmon buzëve të mbajnë lagështinë dhe butësinë. Vendosni qesen e ngrohtë të çajit të zi në buzë të pastra dhe mbani 5 minuta. Pas tretmanit mos i shpëlani buzët.
Rrit shkëlqimin e flokëve
Zieni 2 filxhanë çaj të i dhe qitni në flokë të njomura të cilët i keni larë me shampon. Ky tretman do t’i errësojë flokët tuaj dhe do t’i bëjë më të shkëlqyeshme.
Kundër erës së pakëndshme të shputave
Tanina në çaj ndihmon në luftën kundër baktereve të cilat zhvillohen në shputa. Njomni shputat në çaj të zi dhe pas disa minutave fshini por pa i shpëlarë. /Telegrafi/