Telegrafi

Gjashtë minuta për stomak të fortë: Me stërvitje në shtëpi do të arrini rezultatet fenomenale! (Foto, Video)

Fjala është për ushtrimet efikase të cilat sulmojnë zonat më kritike.

Për muskuj të fortë dhe trup të tendosur nuk jeni të detyruar të kaloni orë të tëra në palestër, por për këtë qëllim do t’ju shërbejë edhe ky ushtrim shtëpiak dhe vullneti i fortë, transmeton Telegrafi.

Pra, i pari është ushtrimi plank, i cili bëhet në atë mënyrë që duhet me shuplaka të mbështetni në dysheme dhe ta mbani trupin një minutë në pozitë të drejtë:

 

Pason varianti i dytë plank, me mbështetje në bërryla. Qëndroni në atë pozitë 30 sekonda:

 

Pastaj pason planku i cili bëhet “anash”, derisa jeni të mbështetur në njërën anë. Qëndroni 15 sekonda në këtë pozitë, pastaj ndërroni anën:

 

Ushtrimet duhet t’i përsërisni 3 herë në ditë dhe nuk do të keni nevojë të prisni gjatë rezultatet e para.

Për udhëzime të hollësishme shikojeni videon: