Site icon Telegrafi

Gjashtë mënyra të provuara shkencërisht për të qenë më tërheqës

Më poshtë do të gjeni 6 mënyrat e provuara shkencërisht për të qenë më tërheqës.

1. Vishni rroba me ngjyrë të kuqe. E kuqja shihet si ngjyra që simbolizon pushtetin. Jo kokë e këmbë me të kuqe. Do dukeni si spec.

2. Femrat preferojnë meshkujt me mjekër. Përcjell pjekuri dhe burrëri.

3. Studimet kanë treguar se femrat tërhiqen nga meshkujt me qëndrim të mirë. Pra mjaft bëtë sparkatën kur uleni në lokale.

4. Buzëqeshja nuk është dhe aq tërheqëse. Meshkujt shumë të buzëqeshur u duken më pak dominant femrave.

5. Femrat pëlqejnë meshkujt muskulozë, përcjell Anabel. Muskujt janë një shenjë e gjeneve të mira.

6. Një përbërës kimik që gjenet tek djersa, faktikisht mund të tërheqë femrat. Studimet tregojnë se “androstadeinone” një përbërës i djersës, përmirëson humorin dhe rrit dëshirat seksuale të femrave. Kjo s’do të thotë që s’duhet të laheni.
 

Exit mobile version