Site icon Telegrafi

Gjashtë mënyra si të holloni linjat dhe të zvogëloni fryrjen e fytyrës

istockphoto

Nëse fytyra juaj duket pak e fryrë kur zgjoheni në mëngjes, ka shumë mundësi që të mos jetë ndonjë gjë për t’u shqetësuar. Por nëse ënjtja vazhdon, me siguri po kërkoni në Google metoda praktike dhe të thjeshta se si të holloni fytyrën dhe të ulni ënjtjen

Përpjekja për të humbur peshë në fytyrë bëhet më e vështirë, nëse njëherësh nuk ndiqni një dietë të mirë, ndërsa, fryrja e fytyrës vjen edhe si pasojë e mbajtjes së ujit.

Por, si ta përmbushni misionin tuaj për hollimin e fytyrës?

1. Mbani shënim kaloritë

Numërimi i kalorive mund të jetë një mjet i dobishëm për të humbur peshë, sepse i ndihmon njerëzit që të bëhen më të vetëdijshëm për ushqimet që hanë.

2. Kontrolloni ilaçet që pini

Disa medikamente mund të shkaktojnë presion të lartë të gjakut dhe si pasojë fryrjen e fytyrës. Ndaj nëse po merrni mjekim për ndonjë problem shëndetësor dhe ënjtja vazhdon, bëni mirë të konsultoheni me mjekun, shkruan Women’s Health.

3. Sigurohuni që po merrni mjaftueshëm fibra

Fibrat janë një lëndë ushqyese që gjendet në fruta, perime dhe drithëra dhe ato mund të luajë rol të madh në humbjen e peshës. Jo vetëm që do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë, por ato do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e problemeve të tretjes dhe fryrjes.

4. Rimendoni stërvitjen

Ushtrimet mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë, pasi do të digjni kalori dhe do të shpenzoni energji, por nëse merrni më shumë kalori sesa digjni, nuk do të humbni peshë.

Lexo po ashtu Ky ushtrim tendos fytyrën, formëson dhe thekson mollëzat - bëhet për katër minuta në ditë, dhe inkurajon bukurinë dhe rininë!

5. Monitoroni marrjen e natriumit

Nivelet e larta të natriumit mund të shkaktojnë mbajtje të ujit dhe ënjtje në fytyrën tuaj. Natriumi gjendjen tek uji, lëngjet dhe nëse ekuilibroni sasinë e pijeve që konsumoni do ta keni më të lehtë monitorimin e fryrjes në fytyrë, citon Anabel.

6. Pini më shumë ujë

Uji ndikon shumë në humbjen e peshës dhe rrjedhimisht hollimin e linjave të fytyrës. Uji, jo vetëm zë shumë vend në stomak duke bërë që të ndiheni të ngopur, por ndonjëherë ju ngatërroni ndjenjën e etjes me urinë, por kjo nuk do të thotë që duhet të hani pa limit. Monitoroni sasinë e ujit që pini dhe ushqimeve që hani nëse doni rezultate të pëlqyeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version