Femrat janë përcaktuar gjithmonë me një nga këto stereotipe, edhe pse duhet thënë se asnjëra nga to nuk është e vërtetë. Disa prej tyre madje janë ofendues dhe nuk vlerësojnë progresin që femrat kanë bërë
1. Femrat janë “të çmendura”
Ky mund të jetë një nga përcaktimet më ofendues që ju bëhet femrave. “E çmendur’’ është një term i cili përdoret për të përshkruar dikë me sëmundje mendore, kështu që rimendojeni edhe një here përpara se ta përdorni për të përshkruar një femër.
2. Femrat kanë nevojë për një lidhje që të jenë të lumtura
Nuk po themi se s’duam të kemi një lidhje, por kjo s’do të thotë që femrat ‘single’ nuk janë të lumtura. Të qenit femër nuk përcaktohet nga ky status, sepse shumë femra ja dalin mbanë më së miri edhe pa praninë e një mashkulli në jetën e tyre. Mos harroni, ne mund të bëjmë po të njëjtat gjëra si meshkujt.
3. Femrat që i përkushtohen karrierës, nuk kujdesen për familjen
Nuk është ndonjë çudi që femrat të investojnë në karrierën e tyre. Kjo nuk tregon kurrsesi mungesë përkujdesjeje ndaj familjes, apo akoma më keq që të mos krijojmë familje fare. Shumë femra kanë arritur të kenë një karrierë të shkëlqyer, dhe në të njëjtën kohë të kenë një familje të shëndetshme, kështu që të jeni të sigurt se mund ti bëjmë të dyja këto gjëra paralelisht.
4. Femrat janë të këqija me njëra-tjetrën
Në fakt shumë femra kanë mbështetur njëra- tjetrën në rrugën drejt suksesit. Nuk është e vërtetë që të gjitha femrat sillen keq me njëra- tjetrën dhe mundohen ta pengojnë njëra- tjetrën. Fakti që disa femra mund ta bëjnë këtë gjë për shkak të arsyeve personale, s’do të thotë që të gjitha jemi njësoj. Gjithsesi kjo është një gjë që mund ta bëjë kushdo në një situatë të caktuar, kështu që s’duhet përdorur më si një përcaktim vetëm për femrat.
5. Është shumë e vështirë t’ju bësh qejfin femrave
Në fakt, e vërteta është pikërisht e kundërta e kësaj shprehjeje. Femrave mund t’ua bëni qejfin fare thjesht, mjafton të jeni të komunikueshëm dhe të dini të dëgjoni realisht atë çka ne themi. Femrat nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa thjesht vlerësimin e tyre, njësoj si çdo person tjetër, shkruan Anabel. Kështu që mos mendoni se duhen patjetër dhurata të shtrenjta për të kënaqur një femër, thjesht fakti që i keni përzemërt ju mjafton.
6. Sjellja e meshkujve vjen gjithmonë si rrjedhojë e sjelljes tonë
Është kthyer në traditë, që nëse një mashkull gabon diçka, atëherë kjo ka ardhur si pasojë e asaj që një femër ka bërë. Ky përcaktim është shumë i padrejtë. Secili prej nesh, bën veprimet që mendon se duhet të bëjë, dhe në fund duhet të mbajë vetë përgjegjësi për to. Nuk është aspak bukur të kërkoni të justifikoheni, askush nuk ju detyroi të bëni asgjë. /Telegrafi/