Të shprehësh dashurinë do të thotë ta bësh njeriun e zemrës të kuptojë se ti e do vërtet; se e mbështet dhe e vlerëson
Janë disa shprehje që na duhen të gjithëve, çdo ditë dhe kur ato i dëgjojmë nga njerëzit që duam, marrin një vlerë shumë më të madhe se gjithçka tjetër!
Faleminderit!
Të shprehësh mirënjohje është një ndër gjërat më madhore që mund të bësh për dikë. Kur shpreh mirënjohje, jo vetëm fal pozitivitet tek ai/ajo, por edhe i bën me dije se e vlerëson dhe i kushton vëmendje gjërave që ai/ajo të fal.
Mundesh!
Natyrisht, kjo frazë nuk duhet thënë gjithmonë dhe për gjithçka, por asnjëherë nuk duhet ta bëni atë të ndihet sikur nuk është mjaftueshëm i/e aftë.
Ajo që iku, iku!
Nëse nuk e kupton se gabimet “e pashlyeshme” janë tashmë pjesë e së shkuarës, nuk ke si të mësosh prej tyre. Kujtojani; nuk ka kuptim të vajtosh diçka të pandreqshme dhe të stërmundohesh nga diçka e pakthyeshme. Ka kaq shumë gjëra të mira që mund të vijnë edhe prej gabimeve më trashanike.
Shpresoj se do të bësh më të mirën
Nëse ai/ajo ndjen se ka dikë që e dëshiron suksesin po aq shumë sa ai/ajo, gjithçka do të jetë më e thjeshtë dhe e përballueshme. Është treguesi më i pastër i mbështetjes!
Më ke mua!
Kush nuk do të donte që pavarësisht të gjithave, ka një shpatull ku mund të mbështetet.
Të kam falur!
Falja është një ndër aspektet më të mrekullueshme të qenies njerëzore. Është ajo që shëron; marrëdhënien, tjetrin, veten. Mund të pajtojë armiq dhe popuj.