Një apartament banimi shumëkatësh u shemb në Nju Delhi të Indisë të mërkurën, njoftuan mediat lokale të lajmeve.
Njësia zjarrfikëse ka marrë informacion për ngjarjen në orën 15:05 sipas një raporti tyre, duke cituar zyrtarë të policisë, përcjell Telegrafi.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në Vijay Park në Bhajanpura, ku ndodhej ndërtesa, thuhet në raport.
A building collapsed in Bhajanpura area of east #Delhi on Wednesday evening.
According to a senior Delhi Fire Service official, a call regarding the building collapse at #VijayPark was received at 3.05 p.m. following which fire tenders were rushed to the spot. pic.twitter.com/9SkJKUH3Ly
— IANS (@ians_india) March 8, 2023
Një video e xhiruar nga vendasit dhe e konfirmuar nga policia është shpërndarë në mediat sociale.
Së paku deri më tani nuk dihet nëse ka viktima apo të plagosur dhe arsyeja e shembjes.
Ndërkohë është raportuar se ndërtesa ishte evakuuar, pasi me gjasë “pritej të ndodhte një gjë e tillë. /Telegrafi/