Site icon Telegrafi

Gjakovarët s’janë dorështrënguar, Vëllaznimi i lejon tifozët ta shikojnë ndeshjen falas dhe çdo lojë ndan nga 100 bluza kuqezi

Të gjithë thonë se gjakovarët janë dorështrënguar dhe vështirë se mund të hasin ndonjë që qerasin miqtë e tyre.

Mirëpo, kjo nuk është aspak e vërtetë së paku në aspektin sportiv, e cila gjë dëshmohet edhe me klubin e Vëllaznimit.

Ky i fundit ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook se hyrja në pjesën lindore të stadiumit do të jetë falas.

E gjithë kjo sipas klubit të rrafshit të Dukagjinit për nisjen e misionit të rikthimit në Superligën e Kosovës në futboll.

“Të dielën fillon misioni i rikthimit aty ku Vëllaznimi e ka vendin, i rikthimit në Super Ligën e Kosovës.

Është ky një mision të cilin mund ta kalojmë me sukses vetëm të bashkuar, të gjithë së bahsku – ju tifoz të nderuar, futbollistët, shtabi teknik dhe kryesia. Se do të jemi së bashku nuk dyshojmë për asnjë moment, sepse të tillë kemi qenë kur ka qenë më së vështiri. Rikthimi në Super Ligë, nuk është i vetmi qëllim i këtij misioni, pasi paralelisht me këtë e kemi obligim të dëshmojmë që Vëllaznimi, edhe pse jo në Super Ligë, vazhdon të jetë klub i madh dhe me traditë, vazhdon të jetë klubi më i ndjekur nga tifozët, në tërë sportin kosovar”, shkruan ndër të tjerash në njoftimin e klubit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth klubit futbollistik Vëllaznimi

Madje, zyrtarët e klubit kanë premtuar se në çdo ndeshje kur luajnë si vendës, do t’i ndajnë nga 100 bluza me ngjyrat e klubit – kuqezi.

Ndryshe, Vëllaznimi sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e 9-të në tablën e Superligës, por në barazh u eliminua nga Ferizaj. /Telegrafi/

Exit mobile version