Site icon Telegrafi

Gjakova shënon 25 vjetorin e Ditës së Çlirimit

Komuna e Gjakovës 25 vjetorin e Çlirimit e ka nisur me një seancë solemne të Kuvendit të Komunës.

Kjo seancë u kryesua nga Kryesuesja e Kuvendit, Arbënesha Kuçi, e cila punimet e kësaj seance solemne i hapi me një minutë heshtje në nderim të të gjithë martirëve dhe dëshmorëve, si dhe me himnin shtetëror dhe atë kombëtar.

Kryesuesja e Kuvendit në fjalën e saj tha që kujtesa e viteve të luftës është një histori që do të vazhdojë të lexohet e nuk do të shlyhet kurrë.

“Sot në qershorin e çlirimit po e kthejmë kujtesën 25 vite më parë, për t’i kujtar ngjarjet ku civilizimi botëror shifte në sytë e vet krimin dhe ç’njerëzimin. Për ta kthyer kujtesën në Kosovën e luftës, të rezistëncës, sepse kjo kujtesë është historia që do të vazhdojë të lexohet e nuk do të shlyhet kurrë.” tha kryesuesja Kuçi

Ndësa në fjalën e tij kryetari Ardian Gjini, përveç se shpalosi sfidat që u paraqiten pas çlirimit të qytetit, njëkohesisht përçoi mesazhin se duhet t’i gëzohemi ditëve të lirisë, duke punuar drejtë së ardhmes.

“Sot jemi 25 vite më vonë, dhe po e shoh edhe vet se nuk kemi si, që pavarësisht që është një ditë gëzimi, ditë e jashtëzakonshme nuk është e lehtë të tejkalohet ajo çfarë kemi kaluar, sepse shumë nga ne i kemi zemrat e rënduara, sepse na kujtohen sakrificat, mundi, viktimat, shokët tonë të vrarë, nënat që për një kohë të gjatë i kanë pritur djemtë vet, vajzat e veta që të kthehen dhe parësisht se sot mbizotëron një qetësi dhe krenari ne asnjëherë nuk duhet ta harrojmë atë nëpë të cilën kemi kaluar.” u shpreh Gjini shkruan Telegrafi.

Gjini po ashtu tha që kemi fëmijë të lindur pasluftës të cilët e mëritojnë ta gëzojnë lirinë.

“Kemi fëmijë të lindur paluftës që janë rritur, janë martuar, kemi nipa të cilët e meritojnë të gëzohen, ta gëzojnë jetën së bashku me secilin prej nesh, sepse gjaku i dëshmorëve edhe i martirëve e ka pasur pikërisht këtë qëllim, dhe jo që ne të mbesim të ngulur në tokë dhe të mos lëvizim, por ai gjak e ka pasur për qëllim që ne që ne të vazhdojmë të jetojmë jetën dhe ta gëzojmë lirinë.”, shtoi Gjini ndër të tjera.

Përveç asambleistëve komunal që ishin të pranishëm në këtë seancë solemne, e pranishme ishte edhe nëna Ferdonije, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës së UÇK-së, deputetë të Kuvendit të Kosovës, krerë të insitucioneve fetare dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Pas përfundimit të seancës solemne, kryetari Gjini së bashku me bashkëpunëtorët e tij, dhe me asambleistët komunal bënë homazhe edhe tek lapidari “Shokët e Lirisë” për të vazhduar më pas me homazhe edhe tek varrezat e qytetit./Telegrafi/.

Exit mobile version