Në sallën koncertale të Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë është mbajtur për herë të parë Festivali & Gara e Parë Ndërkombëtare e Këndimit Koral.
Nën praninë e shumë adhuruesve të këtij arti muzikor, u paraqitën pjesëtarët e korit koral nga Kosova, Shqipëria, Turqia, Qipro dhe Maqedonia e Veriut.
Sa i përket organizimit të kësaj ngjarjeje në Komunën e Gjakovës, drejoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Gjakovës, Eranda Kumnova Baçi, u shpreh e lumtur dhe krenare që ky festival u mbajt pikërisht në qytetin e Gjakovës.
Ky festival përkon me vigjiljen e ditës së çlirimit të Gjakovës, dhe u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ku drejtor artistik dhe njëkohësisht organizator i këtij festivali ishte Kastriot Sada.