Për edicionin e saj të 25-të, Java e Frankofonisë “ATMOSPHERES 2025” rikthehet nga data 21 deri më 28 mars me një program të pasur, ku këtë vit kryeqendra e frankofonisë do të jetë qyteti i Gjakovës.
Kjo javë e rëndësishme për kulturën franceze do të jetë e karakterizuar nga një javë festimes kinematografike, muzikore si dhe gastronomike.
Në një takim që ambasadori franzez në Kosovë, Oliver Guérot, kishte me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, nga ky i fundit u tha që Gjakova është e nderuar që këtë vit mbart epitetin “Kryeqyteti i Frankofonisë”.
Në këtë takim po ashtu u theksua që përveç shkëmbimit të pasurisë kulturore, kjo ngjarje do të ndikojë edhe në intensifikimin e bashkëpunimit në mes të dy komuniteteve në të gjitha sferat.
Tutje theksojmë që kjo Javë e Frankofonisë, hapet të premten e 21 marsit në Teatrin “Oda” në Prishtinë me fillim nga ora 19:00 për të vazhduar më pas në kryeqendrën e Frankofonisë në Gjakovë. /Telegrafi/