Telegrafi

Gjakoset Neymar në ditën kur po bënte histori me Brazilin (Video)

Neymar Jr. është bërë golashënuesi i katërt më i mirë në histori të kombëtare së Brazilit, por sjellja josportive e futbollistit të Bolivisë, Yasmani Dukit ka bë që kjo të mbetet nën hije.

Me driblimet e futbollistit të Barcelonës argëtohen shumë fansa në shkallët e stadiumit.

Megjithatë, disa nga kundërshtarët në fushë nuk e pëlqejnë dhe për këtë arsye kanë tendencë për ta lënduar brazilianin, transmeton Telegrafi.

Në pjesën e dytë, mesfushori Duk goditi me bërryl në fytyrë brazilianin, i cili menjëherë ra në tokë dhe më pas u pa se fanella i ishte mbuluar me gjak.

Por, fatmirësisht nuk ishte e rrezikshme dhe kështu Neymar vazhdoi takimin, të cilin e fitoi Brazili me rezultat të thellë prej 5:0.

Vlen të theksohet se 24-vjeçari deri më tani ka shënuar 48 gola për kombëtaren braziliane. /Telegrafi/