Site icon Telegrafi

Giroud: Nuk duam ta humbim këtë mundësi

Ylli i kombëtares së Francës, Olivier Giroud, ka thënë se Franca është e fokusuar më shumë se sa dy vjet më parë kur humbi nga Portugalia.

Olivier do të jetë në krye të sulmit për sfidën ndaj Kroacisë të dielën.

Sulmuesi i Arsenalit thotë se mentaliteti i Francës ka ndryshuar për dallim nga viti 2016.

“Është ndryshe, pas gjysmëfinales kur kemi fituar ndaj Gjermanisë ishim më euforikë, ku për dallim pas Belgjikës ishte ndryshe”.

Franca (Getty Images)

“Nuk është ndjenja e njëjtë, ne e dimë se kemi vetëm një ndeshje për ta fituar. Ka fokus të vërtetë dhe përqëndrim për të përfunduar punën prandaj është më ndryshe”.

“Ne kemi arritur përgjatë kësaj rruge të vështirë deri këtu dhe nuk duam që ta humbim këtë mundësi”.

“Botërori nuk fitohet vetëm me talent, nuk është i mjaftueshëm vetëm talenti. Ju duhet efektivitet. Fuqia mentale është 70 për qind e punës. Nëse jeni të gatshëm që të punoni për ekipin dhe bashkëlojtarët, atëherë duhet përkushtim dhe vendosmëri për ta bërë këtë”, deklaroi Giroud. /Telegrafi/

Exit mobile version