Site icon Telegrafi

Giroud: Kam luajtur ndeshjen më të mirë për kombëtaren

Sulmuesi francez, Olivier Giroud është shprehur i lumtur për performancën ndaj Islandës, duke thënë se kjo ishte më e mira në fanellën e “Gjelave”.

Ai gjithashtu e përgëzoi Islandën për paraqitjen në Evropian, transmeton Koha.net.

“Shënuam pesë gola dhe jemi shumë të kënaqur. Islanda asnjëherë nuk u dorëzua, është një ekip shumë i përkushtuar dhe dua t’i uroj, ata ishin fantastik në këtë Evropian. Nuk e di nëse kjo është performanca ime më e mirë për Francën. Kam luajtur edhe lojëra të tjera të mira, por kjo është në një turne të madh dhe ndoshta është. U ndjeva shumë mirë që nga fillimi. Jemi mësuar të kemi fillim të keq, por e nisëm mirë dhe ashtu duhet të vazhdojmë”, është shprehur ai.

Exit mobile version