Telegrafi

Giroud ka barazuar Henryn në numrin e golave të shënuar për Francën – sulmuesi aktual i ‘Gjelave’ ka disa statistika interesante

Është momenti i Olivier Giroud, pasi sulmuesi i Milanit, ka arritur ta barazojë legjendën Thierry Henry, sa i përket golave të shënuar me Francën.

Olivier Giroud zhvilloi ndeshjen numër 115 dhe tani ka 51 gola, aq sa Henry i cili i ka shënuar në 123 ndeshje,.

Pra Giroud mund të quhet zyrtarisht numri një, pasi ka një mesatare më të mirë shënimi dhe numri i golave mund të rritet ende.

Po ashtu Giroud bëhet lojtari më i vjetër, 36 vjeç e 53 ditë, që shënon në një Kupë Bote për Francën.

36-vjeçari po kalon një moment fantastik, por edhe historik, pasi ai gjeti dy herë rrugën e rrjetës ndaj Australisë në ndeshjen e parë të grupit D, përballje që u fitua nga ‘Gjelat’ me rezultat 4-1.

Giroud nuk kishte luajtur kurrë në ekipet e moshave të Francës, ndërsa thirrjen e parë e kishte marr në moshën 25 vjet. Ai ka luajtur vetëm 40 minuta në Euro 2020.

Kjo ishte hera e dytë që ai shënon në një Kupë Bote, pasi më parë kishte shënuar në edicionin e vitit 2014 në Brazil, ndërsa në Rusi ai nuk shënoi fare, por kishte dy asistime. /Telegrafi/