“Gipsy Groove”, grupi i njohur muzikor këtë të premte do të përformojë në Mitrovicë.
Ky grup muzikor do të përformojë më 13 dhjetor, në orën 20:00, në organizatën kulturore “7Arte”, shkruan Telegrafi.
Kështu ka bërë të ditur përmes një njoftimi festivali “Green Festival”.
Në njoftim bëhet e ditur se ky grup muzikor kombinon tingujt tradicional rom me reggae, ska, dhe funk.
“Këtë të premte, më 13 dhjetor, në 7Arte ju presim për një mbrëmje muzikore me Gipsy Groove një grup fantastik i njohur për muzikën e tyre dinamike që kombinon tinguj tradicional rom me reggae, ska, dhe funk”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/