Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, u ka bërë thirrje tifozëve të Manchester Unitedit që ta mbështesin Jose Mourinhon.
Ish-futbollisti i Djajve të Kuq, Giggs i ka dhënë portugezit përkrahje, pavarësisht se United ka humbur dy nga tre ndeshjet e para të sezonit të ri të Ligës Premier.
“Unë kam qenë të hënën si tifoz i Unitedit”, tha Giggs, i cili ishte në shkallët e stadiumit Old Trafford.
“Është koha që tifozët të qëndrojnë së bashku, të ndihmojnë klubin, ekipin dhe menaxherin. Është një kohë e vështirë, por të njëjta kohëra i kemi pasur edhe më parë dhe i kemi kaluar të gjitha”, tha uellsiani.
Spekulimet janë intensifikuar për të ardhmen e Mourinhos pasi United humbi ndeshjen e dytë të sezonit kundër Tottenham Hotspur me rezultat 3-0.
Gjersa Paul Pogba pas takimit kishte thënë se lojtarët nuk po munden ta kuptojnë se çfarë ndodhi kundër Spursave.
Ndryshe, United gjatë fundjavës do të jetë mysafirë i skuadrës së Burnleyt gjersa United zë pozitën e 13-të të renditjes tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/