Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs pret një tjetër paraqitje mbrojtëse të Djajve të Kuq kundër Tottenhami Hotspur të shtunën.
Manchester Unitedi është nikoqir i Tottenhamit të shtunën pasdite në ndeshjen e cila fillon nga ora 13:30 dhe zhvillohet në Old Trafford.
Giggs pret që trajneri Jose Mourinho të vendoset në fushë me një formacion mbrojtësi stili “parkim autobusi” për një fitore të ngushtë ndaj Tottenhamin.
Legjenda e Djajve të Kuq e ka thënë këtë në një intervistë dhënë për Sky Sports, sipas tij tifozët do kënaqeshin me këtë lojë të Mourinhos nëse në fund do të fitonin.
“Është një ndeshje e madhe dhe tifozët do të jenë me të vërtetë për të, por nëse shkon pas Tottenhamit ata mund të të mposhtin”, ka thënë fillimisht Giggs për Sky Sports.
“Gjithmonë dëshiron të vendosësh një performancë të mirë, por Unitedi ka nevojë vetëm për një fitore prej 1-0”.
“Unë mendoj se Jose Mourinho dhe tifozët do ta marrin atë dhe do të harrojnë prodhimin e një paraqitje argëtuese”, përfundoi legjenda e Unitedit.
Ndryshe, paraqitjet mbrojtëse apo të njohura si “parkimi i autobusit” nga Mourinho janë theksuar edhe nga legjendatjetëre klubit, Paul Scholes./Telegrafi/