Site icon Telegrafi

Giggs përgëzon Mourinhon

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, sot përfundimisht është larguar nga skuadra angleze.

Në letrën e tij përmbyllëse, Giggs është përkujdesur edhe për trajnerin e ri të Unitedit, Jose Mourinho, i cili flitej se ishte ai që e largoi.

Megjithatë, legjenda uellsiane nuk a ka fajësuar, por vetëm e ka uruar për emërimin e tij si menaxher i gjigantin anglez.

“Dua të përgëzoj Jose Mourinhon për emërimin e tij si menaxher i klubit më të madh në botë”, ka thënë Ryan Giggs.

“Ka vetëm një pjesë të vogël të fituesve të provuar në nivele shumë të lartë dhe Jose është pa dyshim një prej tyre. Unë e di se tifozët do ta mirëpresin”, vazhdoi uellsiani. /Telegrafi/

 

Exit mobile version