Ryan Giggs ka folur fjalët më të mira për talentin e Manchester United, Jesse Lingard.
Mesfushori me tipare sulmuese i ‘Djajve të Kuq’ ka fituar vendin në formacionin titullar nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe për Giggs kjo nuk është një çudi.
“Ai ka përparuar shumë. Nuk është një 18/19 vjeçar i cili ka vendosur botën në zjarr”, ka thënë fillimisht Giggs për mediat angleze, transmeton Telegrafi.
“Ai mund të luajë në një numër të pozitave”.
“Ka energji, mund të shënojë gola dhe tani ai është 23-vjeçar”, ka përfunduar legjenda e United. /Telegrafi/