Telegrafi

Giggs largohet përfundimisht nga United

Ryan Giggs i ka dhënë fund lidhjes së tij 29-vjeçare me Manchester United.

Anësori legjendar nga Uellsi thuhet se ka përfunduar marrëdhënien e tij me klubin nga Old Trafford pas emërimin të Jose Mourinhos si trajner.

Largimi i tij nga United erdhi pas një marrëveshje me drejtuesit e klubit, ku gjatë ditëve të ardhshme do të dalin më një deklaratë zyrtare.

Giggs u bashkua me akademinë e United kur i kishte vetëm 14 vjet në vitin 1987 dhe bëri debutimin profesional në moshën 17-vjeçare, ku shënoi 168 gola në një rekord paraqitjeve prej 963.

Uellsiani fitoi 13 tituj të Ligës Premier, dy Liga të Kampionëve, katër Kupa FA dhe tre Kupa të Ligës.

Megjithatë, tani Giggs mund të marrë një rol të trajnerit në skuadra tjera, pasi ka të përfunduar licencën UEFA PRO. /Telegrafi/