Ryan Giggs mund të jetë vendosur të largohet nga Manchester United gjatë kësaj vere, kjo pasi Jose Mourinho dëshiron ndihmës nga stafi i tij.
Trajneri portugez kërkon besnikëri të plot në stafin e tij dhe nuk e sheh legjendën e United si të duhurin për rolin e ndihmësit të tij, pasi e sheh si rival potencial për pozitën e trajnerit.
Kështu që ka vendosur se nuk e dëshiron Giggsin në një rol udhëheqës në grupin e tij për shkak të shqetësimeve mbi besnikërinë e tij, kur kërkohet nga ai.
Sipas The Times, Mourinho beson se uellsiani ka distancuar veten dy herë kur është kërkuar ndihma e tij nga David Moyes dhe Louis Van Gaal, që ishin trajnerë para tij tek gjiganti anglez.
Fakti që Giggs nuk doli asnjëherë në publik për të mbështetur trajnerin skocez dhe atë holandez kur situata ishte e tensionuar, e shqetëson jashtë mase Mourinhon dhe për këtë nuk e dëshiron në menaxhmentin e tij. /Telegrafi/