Pas largimit nga Manchester United, Ryan Giggs pritet t’i kthehet shumë shpejt lojës së futbollit.
Duket se legjenda e ‘Djajve të Kuq’ mund fshij menjëherë pluhurin e çizmeve të tij që ka lënë rolin e asistentit në Old Trafford së fundmi.
Kjo pasi ish-reprezentuesi uellsian do t’i rikthehet shpejt fushave të blerta, megjithatë jo lojës së futbollit, por të futsallit.
Ryan Giggs, së bashku me Ronaldinhon dhe Hernan Crespo do të luajnë në Ligën Premier të Futsallit në Indi dhe kjo është e konfirmuar.
Ndryshe, Giggs ka ndarë rrugët me klubin këtë muaj, pas 29 vjet, si lojtar dhe si trajner, dhe do të kthehet shpejt pas daljes në pension, për të luajtur në edicionin e përurimit të turneut në Indi. /Telegrafi/