Telegrafi

Giggs kritikon ashpër sjelljet e lojërave të Unitedit pas ndeshjes (Foto)

ZAGREB, CROATIA - OCTOBER 21: Ryan Giggs gives an interview during the UEFA Champions League Trophy Tour - by UniCredit at Hotel Esplanada on October 21, 2016 in Zagreb, Croatia. (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Ryan Giggs ka kritikuar lojtarët e Manchester Unitedit pas humbjes 4-0 nga Chelsea.

Lojtarët e Djajve të Kuq edhe pse pësuan humbjen turpëruese ata pas ndeshjes ishin mjaft të buzëqeshur, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe kjo nuk i ka pëlqyer legjendës së Unitedit.

“Ju mund të mundeni në një ndeshje futbollit, po jo edhe kur i ndërroni fanellat. Kjo është diçka që nuk më pëlqen dhe mund edhe të më quani i dal mode”.

“Nëse je i mundur 4-0, thjesht përgëzo kundërshtarin, falëndero tifozët dhe largohu nga fusha”.

“Nuk duhet të qëndroni në fushë, të qeshni teksa ndërroni fanellat me kundërshtarët që tashmë ju kanë mundur”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/