Legjenda e Manchester United dhe e Kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs, është gati të marrë drejtimit Leciester Cityt ose të Evertonit, dy skuadra që brenda pak ditësh kanë shkarkuar trajnerët respektivë, Craig Shakespeare dhe Ronald Koeman.
Giggs ka qenë ndihmës i Louis van Gaal, kur holandezi drejtonte Djajtë e Kuq.
“Jam i interesuar për t’i drejtuar këto dy klube. Gjithmonë e kam thënë se jam i hapur për të biseduar me skuadra që kanë projekt serioz. Gjithsesi, ka shumë trajnerë të mirë në qarkullim që mund të emërohen në këtë detyrë.”
43-vjeçari nuk ka qenë pjesë e një klubi të madh që kur mbylli karrierën 29-vjeçare në radhët e Manchester United.
Uellsiani preferoi të bënte një vit pushim, por gjithmonë ka qenë i interesuar për të vijuar karrierën si trajner në një skuadër ambicioze.
Giggs ishte pjesë e Man Utd për 22 sezone në Ligën Premier, në 672 paraqitje ai shënoi 114 gola.
43-vjeçari fitoi kampionatin anglez plot 13 herë. /SS/