Telegrafi

Giggs i bindur: Tifozët ende nuk e duan Mourinhon

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, beson se Jose Mourinho ende nuk ua ka marrë zemrat tifozëve.

Mourinho fitoi dy ndeshjet e para, por sipas Giggs ai ende nuk ua ka marrë zemrat tifozëve.

“Mendoj se tifozët e Manchester Unitedit janë të ndarë”.

“Ata duan që t’i fitojnë ndeshjet, por ata kërkojnë futboll atraktiv dhe kjo ka munguar në vitet e fundit”, potencoi Giggs. /Telegrafi/