Giacomo Vrioni ka lënë pas dëmtimin dhe është kthyer në aksion dhe atë me gol në ndeshjen ndaj Admiras.
Sulmuesi shqiptar është aktivizuar në minutën e 61-të në ndeshjen që Tirol e luajti si mysafir, ku Vrioni u kthye në shpëtimtari për ekipin e tij.
Talenti 23-vjeçar ka shënuar golin e fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.
Vrioni vendoset përballë portierit në pikën e bardhë të penalltisë, nga ku fiton duelin dhe tund rrjetën.
Tre pikë mjaft të vlefshme këto për Tirolin, që gjendet në vendet e fundit të renditjes.
Ky ishte goli i katërt i Vrionit në kampionat për këtë sezon.
Vrioni është i huazuar te Tirol nga Juventus, klub ku kishte debutuar sezonin e shkuar. /Telegrafi/