Telegrafi

Gëzimi i mbrojtësit Fagner dhe familjes së tij kur mësuan se ai do ta zëvendësojë Alvesin në ‘Rusia 2018’

Të jesh pjesë e skuadrës përfaqësuese të vendit tënd është një ndjenjë krenarie.

Këtë më së miri e tregon momenti kur Fagner mësoi se do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Brazilit për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi këtë vit.

Shtëpia e tij u shndërrua në festë në momentin që trajneri Tite e përzgjodhi atë.

Lexo po ashtu Brazili publikon listën për Kampionatin Botëror, David Luiz, Dani Alves dhe Alex Sandro mbeten jashtë

28-vjeçari e ka zëvendësuar mbrojtësin e lënduar të Paris Saint Germain, Dani Alves.

Fagner është pjesë e skuadrës braziliane, Corinthians.

Brazili është një nga skuadrat favorite për të fituar Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/