Të jesh pjesë e skuadrës përfaqësuese të vendit tënd është një ndjenjë krenarie.
Këtë më së miri e tregon momenti kur Fagner mësoi se do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Brazilit për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi këtë vit.
Shtëpia e tij u shndërrua në festë në momentin që trajneri Tite e përzgjodhi atë.
28-vjeçari e ka zëvendësuar mbrojtësin e lënduar të Paris Saint Germain, Dani Alves.
Fagner është pjesë e skuadrës braziliane, Corinthians.
Brazili është një nga skuadrat favorite për të fituar Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vgtJyXgWoJI