Gëzim Berisha është zgjidhur u.d. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Berisha e ka marrë sot këtë post, këtë e ka konfirmuar vetë ai.
“Po, është e vërtetë. Jam bërë u.d. drejtor i spitalit, sot e kam marrë këtë post”, ka thënë shkurtimisht Berisha për Telegrafin.
Ai e ka konfirmuar se Laura Nushi tashmë është shkarkuar nga posti i u.d. drejtoreshës së këtij spitali.
Ndryshe, Gëzim Berisha është specialist i kardiologjisë. /Telegrafi/