Gervinho nuk po preferon ta quajë golin ndaj Cagliarit si më të mirin në karrierën e tij, por thotë se po i pëlqen jeta në Parma.
Veterani nga Bregu i Fildishtë ka befasuar të gjithë me formën e mirë në këtë fillim sezoni.
“Nuk e di nëse është goli im më i mirë, kam shënuar shumë në kohën time”, ka thënë ish ylli i Arsenalit dhe Romës për Sky Sport Italia.
About that Gervinho goal earlier 😱 pic.twitter.com/n5K0Vf0bjM
— B/R Football (@brfootball) September 22, 2018
“Ajo çfarë ka rëndësi është fitorja, ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të arrijmë objektivin tonë”.
Gervinho gjithashtu u pyet edhe për momentin kur mori duartrokitje nga gjithë stadiumi në momentin e zëvendësimit.
What a goal by Gervinho against Cagliari https://t.co/j1Y2l4FQAI
— hash (@hashim0307) September 22, 2018
“Jam i lumtur që jam rikthyer në Itali dhe Serie A. Tifozët e Parmas më kanë dhënë një mirëpritje fantastike nga fillimi”, ka shtuar Gervinho.
Nuk duhet harruar se 31-vjeçari i ka shënuar edhe Juventusit në këtë sezon, por në atë ndeshje skuadra e tij humbi me rezultat 1-2. /Telegrafi/