Telegrafi

Gerti Blaku i klubit Dardanët në testime te skuadra daneze

Klubi Dardanët nga Podujeva kanë bërë të ditur se talenti i tyre Gerti Blaku është duke u testuar tek skuadra Roskilde Boldklub në Danimarkë.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, klubi nga Llapi zbuloi se Blaku ka impresionuar atje me potencialin e tij.

Dardanët i kanë uruar suksese Gerit, duke shpresuar që ai të jetë talenti i radhës nga Kosova që dëshmon vetën në arenën ndërkombëtare.

“Super talenti i klubit tonë Gerti Blaku po qëndron në Danimarkë për testime tek klubi Roskilde Boldklub RB1906”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.

“Bazuar në komunikimin me trajnerët e atjeshëm Gerti ka shfaqur talentin dhe përgatitjen në mënyrën më të mirë duke treguar se ka potenical dhe është një futbollist premtues”.

“Në emër të stafit dhe bashkëlojtarëve Gertit i dëshirojmë suksese deri në arritje në majat e futbollit”, bëhet e ditur më tej në postimin e klubit Dardanët. /Telegrafi/